Një automjet ka rënë në humnerë pasi po udhëtonte në aksin Berat-Sinjë, në fshatin Mbreshtan.
Sipas burimeve nga policia, shoferi automjetit, shtetasi S.T., ndodhet në spitalin e Beratit ku po merr ndihmë mjekësore.
Njoftimi i plotë
Berat/Informacion paraprak
Sot, në aksin Rrugor, Berat-Sinjë, në fshatin Mbreshtan shtetasi S.T, duke drejtuar automjetin ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili është shoqëruar në Spitalin Rajonal Berat.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
