Një 64- vjeçare është përplasur nga një automjet tip “Benz” në Fushë Arrës.
Sipas njoftimit të policisë, në stacionine trenit drejtuesi i mjetit, 57-vjeçari me iniciale G.A., ka përplasur shtetasen me iniciale L.F., e cila tashmë ndodhet në spitalin e Durrësit.
Tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.
Njoftimi
“Më datë 23.11.2021., rreth orës 07:45 në lagjen Nr. 4 Durrës, te stacioni i trenit mjeti tip “Benz” me drejtues mjeti shtetasin G. A, 57 vjeç., ka goditur shtetasen këmbësore, L. F., 64 vjeçe, banues në Fushë Arrëz, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekeve ne spitali e Durrësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.
