Për median “Fax News” biznesmeni shqiptar nga Medvegja, Muhamet Saliu është shprehur se e sheh me skepticizëm nismën “Ballkani i Hapur”.
Saliu tha se nëse do të realizoheshin atëherë shqiptarët në Serbi do të përfitonin shumë të drejta, por është vështirë pasi sipas tij, është nismë e sforcuar dhe pa asgjë konkrete.
Mes të tjerash Saliu u shpreh se shqiptarët në Medvegjë diskriminohen dhe nuk mund të marrin dot pjesë as në tenderime dhe pikat kufitare me Kosovën I kanë të mbyllura.
“Sigurisht nuk jemi indiferent nga ngjarjet që po ndodhin, me aq sa arrita të kuptoj është që Shqipëria po qëndron mirë në këtë nismë. Nëse flasim për lëvizje të lirë të njerzve, mallrave dhe kapitaleve në Medvegja janë vështirë të realizueshme dhe pengohen për të ndodhur.
E shoh të sforcuar këtë iniciativë, nuk shoh asgjë fiziologjike sepse ne do duhet të ishim të lumtur nëse këto kushte të ishin të realizuara bashkarisht për të arritur në atë nivel dhe pa humbur kohë edhe energji ajo duhet të vinte gradualisht jo te merren vendime të tilla. Ne atje nuk kemi mundësi të marrim pjesë as në tenderime të ndryshme sepse diskriminohemi, pikat kufitare që na lidhin me Kosovën janë po ashtu të mbyllura.
Kushtet për shqiptarët në Serbi them se jemi të izoluar dhe i anashkaluar, pasi nuk kemi asnjë praktikë për këtë projekt që po jepet në media.
Esenca është nga ku fillojnë, nga Beogradi për në hapësira të zbrazëta apo do I marrim ne këto të drejta. Këtu nuk është problemi se nuk po njohin Kosovën por nuk po na njohin as ne që na I kanë marrë dhe dokumentet edhe pse jemi historikisht aty.
Lëvizja në veri dhe në Prishtinë do na ndihmonte shumë ekonomikisht nëse këto teori do të realizoheshin”,-ka thënë ai.
