Avokati e nxjerr nga burgu berberin shqiptar e kapur me drogë/Ja si e mbrojti

Një berber shqiptar është arrestuar në Itali pasi siç raportojnë mediat italiane, në biznesin e tij është sekuestruar një sasi kokaine që peshonte 5 gr.
Arrestimi i 30-vjeçarit shqiptar është kundërshtuar nga avokati mbrojtës, i cili ka thënë në gjykatë se kokainën e kishte për konsum vetjak.
Duke folur në gjykatë avokati mësohet të ketë thënë se klienti i tij ka një aktivitet të mirë ekonomik si berber dhe nuk është trafikant droge.
Këto argumente janë pranuar nga gjykata, e cila ka urdhëruar lirimin e shqiptarit. Po ashtu këtij të fundit iu kthyen dhe 280 eurot që iu gjetën në momentin e arrestimit.