Një i moshuar është përplasur nga një automjet ditën e sotme në Durrës.
88-vjeçari me iniciale S. K., ishte duke kaluar rrugën në momentin që u përplas nga një makinë tip “Audi” me drejtues S. H., 56 vjeç, rreth orës 09:05 në lagjen Nr.17 Durrës.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
