Askush nuk ha ëmbëlsira përpara syve të Ronaldos

Lee Grant, portieri rezervë i Manchester United, tregon ndryshimet që kanë ndodhur mes lojtarëve të ekipit tani që me ta është bashkuar Cristiano Ronaldo.

Ai thotë se askush nuk guxon të hajë ëmbëlsira në sy të Ronaldos.

“Të premten në darkë, kur ishim të grumbulluar në hotel, ndodhi diçka e pabesueshme. Pasi hëngrëm, kemi edhe ëmbëlsira, por askush nuk guxoi të merrte sepse aty ishte Cristiano”, tregoi Grant për “TalkSport”.

“Ju betohem që askush nuk e preku tartën me mollë dhe as kekun. Mbaruam darkën dhe po shikonim vetëm pjatën e Cristianos, që kishte marrë gjërat më të shëndetshme në dispozicion”.