Ardhja e Erdogan në Shqipëri/ Mediat greke: “Dy shtetet kanë bërë marrëveshje të fshehta”

Mediat greke kanë komentuar ardhjen e presidentit turk në Shqipëri.

Sipas mediave fqinje, vizita që do të bëhet më 17 janar shërben si akt për të treguar mbështjen e Erdogan ndaj mikut të tij Edi Rama.

Gjithashtu, ato janë shprehur se midis dy shteteve është realizuar një marrëveshje e fshehtë për dëbimin e gylenistëve nga Shqipëria, ndërsa Ankaraja do t’u bënte presion vendeve të tjera për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Presidenti turk ka vendosur që të jetë në Shqipëri në datën 17 janar,  në datën e vdekjes së heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastrioti” Skënderbeu. Mësohet deri më tani se kjo vizitë bëhet me rastin e inagurimin e shtëpive të ndërtuara nga turqit, nuk dihet nëse ka simbolikë tjetër.