Aktorja e njohur turke reagon rreth lajmeve për divorcin e saj

Aktorja e turke Bensu Soral e njohur në Shqipëri si Melek në serialin “Icerde”(“I infiltruari”) është vendosur në qendër të mediave rozë për shkak të problemeve në martesën e saj.
Sipas mediave turke, ajo është ndarë nga bashkëshorti i saj Hakan Bas me anë të një seance të vetme, me marrëveshje.

Mirëpo, në një intervistë që ka dhënë së fundmi aktorja mohoi thashethemet se janë ndarë por shtoi se po punojnë për të rregulluar marrëdhënien e tyre. “Ky lajm nuk është i vërtetë. Ne i pamë lajmet së bashku me Hakanin. Ne nuk po ju fshehim asgjë.

Nëse ka një divorc, nuk do ta fshehim. Ne po përpiqemi të shpëtojmë martesën tonë, por nëse nuk e bëjmë, ky është fati. Unë po ju them vetëm fakte. Mos u mbështetni në lajme të tjera,” ka thënë ajo.