A do të ketë rreshje? / Kthehen vranësirat në vend

Republika e Shqipërisë do të karakterizohet nga kushtet e motit të kthjellët deri pak pas mesditës kur në zonat përgjatë kufirit lindor do të ketë shfaqje të vranësirave kalimtare.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që gradualisht vranësirat të përfshijnë të gjithë venin tonë edhe pse nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 9°C mëngjesi deri në 28°C mesdita.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor–Jugperëndimor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 3 ballë