Vrasja e Merushe Hazizit nga vjehrri/ Banorët: “Ish-burri e kërkoi tri herë”

Merushe Hazizi është kërkuar tri herë nga ish-burri i saj pas divorcit, thuhet në mediat kombëtare. Sipas banorëve, familja ishte në dijene të mos pranimit të 30-vjeçares nga vjehrri i saj.

“Ishte ndarë kur u dashurua me këtë nga Vidhishta?

-S’e di. Me atë u nda dhe nuk donte të vente më te ai dhe u lidh me këtë djalin këtej. Ish-burrin e kishte nga Berati. Nuk e donte nuse për djalë vjehrri. Unë e njoh për vajzë të mirë janë të tëra punëtore si motra. Problemi ishte se vjehrri nuk e donte s’e përse djali la nusen e parë dhe mori këtë.  Ai erdhi tre herë. Po kjo nuk pranoi”, tha një grua.

Xhevair Hoxha nuk e pranoi kurrë bashkëjetesën e të birit, Fatjonit me Merushe Hazizin. Prej tre vjetësh ata kishin debate të vazhdueshme deri sa dje 61-vjeçari e masakroi me thikë 30 vjeçaren në tualetin e banesën e tyre në fshatin Vidhisht të Roskovecit.

Pasi kreu krimin u vetëvar në këtë pemë që ndodhet në pjesën e pasme të shtëpisë. Duke mos përballuar dot sherret Fatjoni me Merushen për dy vjet jetuan me qira në Fier. Por disa javë më parë u kthyen në fshat. Mes tyre dhe Xhevairit kishte nisur një tjetër konflikt ai për pronësinë e shtëpinë. Këtë e pohon dhe bashkëshortja e autorit të krimit, e cila po pastron gjurmët e gjakut.