Shqipëria shpallet “vend jomiqësor” nga Bjellorusia, në listë 11 shtete BE-së dhe SHBA

Bjellorusia shpall Shqipërinë “vend jomiqësor”, pas miratimit të Rusisë për të njejtin vendim.

Lista përfshin Australinë, shtetet anëtare të BE-së, Kanadanë, Lihtenshtajnin, Norvegjinë, Zelandën e Re, Shqipërinë, Islandën, Maqedoninë e Veriut, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Malin e Zi, Zvicrën.

Sipas dekretit të qeverisë, vendet po ndërmarrin “veprime jomiqësore kundër subjekteve juridike dhe individëve bjelloruse”.

Më parë, qeveria ruse miratoi më 7 mars një listë të vendeve dhe rajoneve që kanë ndërmarrë veprime jo miqësore kundër Federatës Ruse, kompanive dhe qytetarëve rusë.

Përfshirë Shtetet e Bashkuara, shtetet anëtare të BE-së, Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën, Japoninë dhe disa vende dhe rajone të tjera.