Arrestimi i ish-deputetit socialist/ Prokuroria: Policia nuk shpjegon pse e arrestoi me vonesë

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako do të dalë përpara Gjykatës së Posaçme ditën e nesërme, ora 11:00.
Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije se arrestimi i Alqi Bllako është bërë me 9 orë vonesë nga policia e shtetit, pa sqaruar arsyen e kësaj vonese.
Nga marrja në hetim deri te arrestimi në orët e para të mëngjesit, të Alqi Bllakos, SPAK në një deklaratë thekson se ka urdhëruar policinë të mbante në vëzhgim deputetin që prej datës 30 mars.
Një ditë më pas, në orën 15:54 është përcjellë vendimi i gjykatës për ekzekutim.Prokuroria thekson se urdhri është ekzekutuar në orën 03.30 të mëngjesit të datës 1 prill nga ana e policisë.