Spanjë-Shqipëri/ Reja mbledh “luanët” e kombëtares

Miqësorja Spanjë-Shqipëri do të zhvillohet në stadiumin e Barcelonës në orën 19:45.

Ndeshja e sotme është sfidë për kombëtaren shqiptare, pasi trajneri Reja do të vendosë në fushë disa nga lojtarët shqiptarë që kanë spikatur në klubet e tyre.

Sipas të dhënave paraprake, Armando Broja, Kumbulla dhe Uzuni do të jenë disa nga lojtarët që do të kontriubojnë në fushë.

Spanja është një ekip shumë i fortë, ku këtë gjë e kanë treguar më së miri edhe koeficientat e basteve të huaja.

Një fitore e Spanjës vlerësohet me koeficientin 1,15, barazimi 7,5 dhe fitorja e Shqipërise vlerësohet me koeficientin 17-të.