Mëngjes i ftohtë dhe vranësira/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti sot do të jetë i qëndrueshëm dhe do të sjellë kthjellime dhe kalime vranësirash në zonat Veriore dhe Qëndrore. Në jug të Shqipërisë vranësirat do të zhvillohen herë pas here duke gjeneruara reshje të pakta dhe të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.