Moti do të mbizotërohet nga vranësira dhe reshje shiu në ultësirën perëndimore, gjatë kësaj fillimjave.
Gjithashtu, në zonat malore do të shfaqen reshjete dëborës.
Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb ka treguar për Abcnews.al se në mesjavë dhe në vijim pritet të kemi përmirësim të kushteve të motit.
Temperaturat e ajrit këtë fillimjavë do të regjistrojnë vlera minimale deri në -4 apo -5 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimumi do të luhatet rreth vlerave 12 gradë Celsius. Pas ditës së mërkurë, vijon rënia e temperaturave të ajrit duke bërë që vlerat të shkojnë në -8 apo -9 në zonat malore.
