Një person ka goditur me grusht komisionerin e PD-së në Durrës, duke shënuar incidentin e parë të këtyre zgjedhjeve.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në derën e Qendrës së Votimit 14/94. Arsyeja ende nuk bëhet e ditur mirëpo për shkak të këtij incidenti është ndërprerë dhe procesi i votimit.
Policia e Shtetit mbërriti për të marrë në pyetje personin që është goditur, komisionierin e PD.
“Vjen një makinë nuk e di me sa njerëz, kemi lajmëruar strukturat, policia po bën punën e saj. Besoj ata të Shtëpisë së Lirisë, nuk e di them unë”, tha një nga anëtarët e Qendres se Votimit per News24.
Personi qe u godit, i pyetur nga News24 tha “nuk kam koment per momentin”
