Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtunë ne Elbasan, pasi një person ka rënë me biçikletë në kanal dhe ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hajdaran të Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se nuk kanë funksionuar frenat dhe ka rënë në kanal ku ka ndërruar dhe jetë.
Identiteti dhe mosha e viktimës ende nuk bëhet me dije. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.
