Rusët nuk kursejnë bluzat e bardha/ Qëllohet për vdekje mjekja ukrainase

Viktor Liashko, ministri i Shëndetësisë në Ukrainë ka deklaruar se trupat ruse kanë qëlluar për vdekje një mjeke.

Marina Kalabioni thuhet se u vra teksa po përpiqej të largohej nga fshati Kukhari, pranë kryeqytetit ukrainas Kiev, për të dërguar nipin në spital.

Trupat ruse janë mbledhur në periferi të Kievit që nga fillimi i një pushtimi të enjten e kaluar, me një kolonë të gjatë që po afrohej më pranë kryeqytetit.

Z. Liashko tha: “Këta janë çnjerëz, terroristë dhe nuk duhet patjetër të mbeten pa u ndëshkuar! Në mëngjes u bëra apel mjekëve rusë që të dënojnë aktet e tiranit, të dalin në shesh duke kërkuar ndalimin e luftës dhe të ngrihen mbrojtjen e kolegëve, mjekëve ukrainas”.