Donald dhe Beatrix në krizë /Alban Ramosaj fshin aktorin dhe mbështet publikisht të motrën

Alban Ramosaj dhe e ëma e tij i kanë thënë mirëmëngjes Beatrix-ës në një mënyrë të veçatë, duke treguar mbështetjen e tyre.

Gjatë festës së banorëve të “Big Brother VIP” këngëtarja dhe aktori Donald Veshaj nuk janë parë së bashku asnjë moment, duke bindur ndjekësit se marrëdhënia e tyre është në krizë.

Nga ana tjetër, vëllai i këngëtares i ka hequr “follow-n” aktorit, duke ngritur edhe më shumë dyshime.

Albani  mëngjesin e sotëm  ka postuar një video në Instastory, në të cilën shkruan “Mirëmëngjesi veç Trixës time”, të njëjtën gjë ka bërë dhe mamaja e tij, e cila ka ndarë një foto të së bijës, përmbi të cilën ka shkruar: “Mirëmëngjesi vetëm Trixës”.

Kjo shprehje lindi gjatë kohës që moderatorja, Bora Zemani zhvilloi një takim me Donaldin në shtëpi gjatë javës së parë të këtij formati, ishte fraza e Lori Hoxhës e cila u bë virale, ku kishte shkruar në “Instagram”: “Mirëmengjesi vetëm Borës”.