“Erë e rëndë”/ Gjendet i pajetë prej kohësh trupi në lagjen e Elbasanit

Një trup i dekompozuar është gjetur në lagjen “Çlirimi’ në Elbasan.

Sipas burimeve, trupi i pajetë i përket një personi që ka humbur jetën në banesë.

Mësohet se një grup i bashkisë së Elbasanit kanë hyrë me forcë në banesë, pas raportimeve të fqinjve të tjerë, për erën e rëndë.

Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një vdekje për shkaqe natyrale apo vrasje.