Taksistët e Elbasanit në protestë/ “Taksistët në të zezë na marrin punën”, kërkesat që i drejtuan medias

Ditën e sotme taksistët e Elbasanit organizuan protestën pas rritjes së çmimit të karburantit me 200 lekë për litër.

Gjatë protestës ata kanë deklaruar se janë në prag të falimentimit dhe se ende nuk e kanë rritur cmimin e udhëtimit , pasi kjo do të ndikonte në braktisjen e këtij shërbimi nga qytetarët,ndaj kërkojnë ndërhyrjen e shtetit nëpërmjet mekanizmave të tij.

“Ka shumë makina që punojnë taksi në të zezë dhe na marrin punën. Nga autoritetet nuk kemi ndonjë përgjigje që mund të na japë zgjidhje. Karburantet tani kanë shkuar në maksimum, por ne i kemi mbajtur çmimet njëlloj”, shprehet një taksist.

Taksistët në Elbasan ankohen edhe për një sërë problemesh të tjera sikundër është konkurenca e pandershme dhe sjellja e bashkisë së Tiranës kur ata dërgojnë pasagjer në kryeqytet. Sipas tyre, kthimi në Elbasan duhet të jetë bosh.

“Kemi problem kryesor me taksitë e fshatrave, të cilët vijnë si taksi, na zënë vendet, mbarojnë punët e tyre dhe ikin duke mos na lënë të punojnë. Ka pensionistë që vazhdojnë të punojnë taksi, ndërkohë që duhej të kishin ikur”,-ka thënë një tjetër taksist.

Gjatë protestës ata kanë bërë të ditur për mediat kërkesat e tyre, të cilat nodhen në foton e mëposhtme.

Në krahasim me shtetet e tjera të Evropës, në vlerë absolute Shqipëria renditet e 15-a sa i përket kostos së një litri karburant, me rreth 1.8 USD/litër.