Cërrik/ Vet*vrasje në kasollen e shtëpisë, 64-vjeçari ishte në depresion

64-vjeçari me iniciale Xh.Sh. ka ndërruar jetë pasi ka dëmtuar veten me thikë. Sipas njoftimit zyrtar, i moshuari nga Cërriku është gjendur në kasollen pranë banesës dhe prej kohësh ishte në kushtet e depresionit.

Elbasan/Informacion paraprak 

Rreth ores 16:30, në fshatin Lumas, Cerrik, në kasollen pranë banesës, shtetasi Xh. Sh., 64 vjeç, në kushtet e depresionit, dyshohet se ka dëmtuar veten me thikë, i cili është transportuar menjëherë në  spitalin rajonal Elbasan por si pasojë e plagës ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spital.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjqyqësor Elbasan  po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.