Mbrëmja e djeshme ishte plot surpriza në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Banorja që u eleminua, në një përballje në nominim Donaldin, Einxhell dhe Beniadën ishte Arjola, e cila falë biletës së kthimit shkoi sërish në shtëpinë e VIP-ave.
”Fati e ka tepruar”, u shpreh Arjola.
Ndërkohë, më herët, aktorja u surpriza nga fëmijët e saj. Ajo mori si dhuratë nga “Top Channel” një apartament në zonën e Kodrës së Diellit.
Donaldit gjithashtu iu bë një nga surprizat më të bukura mbrëmjen e djeshme, kur gjatë debatit me Einxhel në sfond u vendos zëri I gjyshit të tij.
Ndër të tjera, gjyshi tha se ndihej krenar për nipin pasi kur kalon në rrugë, e njohin të gjithë se është gjyshi i Donaldit.
Ndërsa me humor tregoi se nuk erdhi në shtëpi për ta takuar, se kishte frikë mos i grabisnin shtëpinë.
