Kryeministri Rama do të dalë në një konferencë për mediat.
Nga zyra e shtypit është bërë e ditur se ai do të shoqërohet nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtëm, Olta Xhaçka.
Kjo është dalja e parë e kryeministrit pas arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Nuk dihet ende nëse Rama do të flaës për këtë çështje gjatë ditës së sotme.
Tahiri u dënua dje nga Apeli i GJKKO-së, me 3 vite e 4 muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
