Pas humbjes së thellë me Tiranën, Kukësi bëhet gati për Egnatian

Egnatia dhe Kukësi do të përballen të dielën, ora 13:45.

Kjo ndeshje vlen për javën e 19 të Abissnet Superiores, dhe ndaj rrogozhinasve tekniku Longo do të ketë të gatshëm “shpëtimtarin” e tij , Pëllumbin të cilin do e pozicionojë në qendrën e mbrojtjes.

Aktualisht verilindorët pozicionohen në vendin e 3-të me 31 pikë, -3 pikë nga Laçi i vendit të dytë dhe -9 pikë nga Tirana kryesuese.

Kjo ndeshje po zhvillohet menjëherë pas humbjes së Kukësit ndaj Tiranës, ku pësoi 4 gola.