Operacioni blic me 28 të arrestuar/ Policia jep informacionin zyrtar: Arrestohet shefi i paraburgimit të Elbasanit dhe zyrtarë të tjerë të qytetit

Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë dhënë deklaratë për mediat, për megaoperacionin që u zhvillua mbrëmjen e djeshme, për korrupsion në burgje, dhe futjen e sendeve të paligjshme.

Në total policia njofton se janë dhënë 28 urdhër arreste, përfshirë dhe atë për Hysni Ndreu, shef i policisë së burgut të Elbasanit.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ndërmori një hetim të gjerë që në vitin 2021 në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në luftë kundër paligjshmërisë duke mundësuar dokumentimin e provuar të veprimtarisë kriminale të 28 shtetasve.

Këta shtetas janë punonjës të policisë së burgjeve, efektivë rendi, qytetarë, të dënuar, qytetarë dhe familjarë të tyre.

Në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë dhe policinë u mundësua dokumentimi parandalues i ngjarjeve të rënda kriminale, luftën kundër korrupsionit dhe fenomenet e tjera kriminale.

Në mënyrë proaktive u referuan materialet proceduriale si vazhdim i procedimit penal të disa muajve më parë, nga strukturat e policisë vendore Elbasan.

Në vazhdim të hetimeve u grumbulluan prova dhe u vërtetua përfshirja në vepra penale me veprime aktive i shtetasve:

1-Hysni Ndreu, 50 vjeç, Shef i Paraburgimit Elbasan i dyshuar për veprën penale “Korrupsion Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike dhe Futja ose Mbajtja e Sendeve të Ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve me Burgim”, parashikuar nenet 259 dhe 324/a të Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

2-Gazmi Meta, 52 vjeç, pjesë e grupit të sigurisë në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike, ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim dhe futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nenet 259, 245.1 dhe 324/a të Kodit penal ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

3-Elvis Gjoçi, 46 vjeç, kontrollor në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

4-Gertjan Gjata, 48 vjeç, pronar i një biznesi brenda Institucionit të Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 245.1 dhe 25 e Kodit penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

5-Gentjan Mino, 45 vjeç, i ndaluar për një vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nenet 244 dhe 324/a të Kodit penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

6-Dardan Xhahysa, 24 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 245.1 dhe 25 i Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

7-Mikel Gjella, 30 vjeç, i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Korrupsion Aktiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”, parashikuar nenet 244 i Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

8-Klevis Deliaj, 27 vjeç, i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për “Korrupsion Aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nenet 244 i Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

9-Genci Xhahysa, 41 vjeç, i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nenet 244 dhe 25 të Kodit Penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

10-Ervin Velia, 32 vjeç, i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret veprën penale “Korrupsion aktiv I personave që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nenet 244 dhe 25 të Kodit Penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

11-Rigers Miha, 23 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nenet 244 dhe 25 të Kodit Penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

12-Kastriot Gjella, 54 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 245.1 dhe 25 të Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

13-Enver Kasneci, 48 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nmga neni 245.1 dhe 25 të Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

14-L.Gj., 44 vjeç, e dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 245.1 dhe 25 të Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”;

15-F.S., 70 vjeç, e dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 245.1 dhe 25 të Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”;

Në vazhdim të hetimeve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, pjesë e procedimit penal të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, u provua përfshirja në veprimtarinë e paligjshme të shtetasve:

16-Aleksandër Llanaj, 31 vjeç, i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit “Jordan Misja” 313 Tiranë, në regjimin e posaçëm “41 Bis”, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

17-Delin Hajdari, 31 vjeç, i ndaluar për vepër tjetër penale në IEVP Drenovë/Korçë dyshuar për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

18-Leo Osmani, 28 vjeç, i ndaluar për vepër tjetër penale në IEVP Drenovë/Korçë i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

19-Gazmir Braka, 50 vjeç, i ndaluar për vepër tjetër penale në IEVP Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, paragrafi 2 i Kodit Penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

20-Aleksandër Sinanaj, 35 vjeç, i ndaluar për vepër tjetër penale në IEVP Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, paragrafi 2 i Kodit Penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

21-Arben Grori, 51 vjeç, i ndaluar për vepër tjetër penale në IEVP Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, paragrafi 2 i Kodit Penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

22-Aleksandër Alibashi, 31 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

23-I.B, 42 vjeç, ish-punonjës në IEVP Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, paragrafi I dytë I Kodit Penal dhe “Korrupsion pasiv të personave që kryejnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

24-Veli Bici, 61 vjeç, punonjës policie në IEVP Peqin, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

25-Robert Dedaj, 62 vjeç, ish-punonjës policie dhe aktualisht i vetëpunësuar si dedektiv privat i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

26-Olgert Muça, 38 vjeç, punonjës i policisë në IEVP Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

27-Artan Dulillari, 55 vjeç, punonjës i policisë në IEVP Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

28-Metkë Nuçelli, 39 vjeç, punonjës i policisë në IEVP Drenovë/Korçë i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore e proceduriale dhe ekzekutimit të vendimeve të gjykatës për masat e sigurisë së personave të implikuar ne vepra të ndryshme penale, janë sekuestruar me cilësinë e provës material 4 milion lekë.