Një mega operacion është zhvilluar në Elbasan.
Burime për median BalkanWeb bëjnë me dije se janë lëshuar 27 urdhër ndalime nga një grup prokurorësh, nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë Kreshnik Ajazi.
Shënjestra e këtij operacioni janë zyrtarë që dyshohet se kanë abuzuar dhe shpërdoruar me detyrën si edhe biznesmenë të implikuar në korrupsion. Mes urdhër ndalimeve ka zyrtarë të burgjeve të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën.
Gjithashtu mësohet se në operacion marrin pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia Operacionale.
Sakaq gjatë orëve të fundit janë arrestuar një numër i konsiderueshëm personash, ndërsa operacioni vazhdon dhe pritet të ketë arrestime të tjera
