Dëmton veten me thikë, përfundon në urgjencë 63-vjeçari nga Elbasani

Një 63-vjeçar me iniciale R.Ç.,  po merr ndihmë mjekësore në urgjencën e Elbasanit, pasi ka dëmtuar veten me thikë. Policia ende nuk ka verifikuar nëse banuesi i lagjes “11 Nëntori” ka synuar të bëjë vetëvrasje.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 27.01.2022, rreth orës 15:50, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit Elbasan, shtetasi R. Ç., 63 vjeç, banues në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, i cili dyshohet se në gjendje të dehur, ka dëmtuar veten, me mjet të mprehtë (thikë).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.