I vranë babain dhe e ëma helmoi veten/ Kush është minoreni që i mori jetën 65-vjeçarit?

Vrasja e sotme e 65-vjeçait Lek Lekëgjonaj në Manati të Lezhës nga 17-vjeçar Florian Vathi është treguesi më i drejtpërdrejtë i tragjedive që vijon të shkaktojë prej shekujsh gjakmarrja në Shqipëri.

I mituri e priti hasmin e tij te dera e shtëpisë për disa orë dhe menjëherë u shfaq pasi 65-vjeçar doli nga makina dhe po futej në banesë duke lëshuar në drejtim të tij 2 plumba, të cilët rezultuan fatal për Lekëgjonajn.

I vetëdijshëm për krimin e kryer, 17-vjeçari dorëzohet në polici duke thënë se kishte marrë gjakun e babait. Në 2009, babai i Florianit, Gjon Përvathi ishte vrarë nga vëllai i Lekë Lekgjonajt, Ndue Legjonaj.

Pas vrasjes, Ndue Lekgjonaj u arrestua dhe kreu dënimin për vrasje duke dalë sëfundmi nga burgu. Ai nuk u kthye më në fshatin Manati duke iu trembuar hakmarrjes nga familja e Përvathit.

Por, tragjedia e ndodhi këtë të fundit. Burime bëjnë me dije për median ABC.News.al se pas vdekjes së bashkëshortit, e ëma e autorit të krimit të sotëm, Martine Përvathi u vetëhelmua duke humbur jetën.

Florian Përvathi ishte tepër i vogël kur humbi babain dhe nënën duke u rritur me sa duket me synimin e vetëm, atë të hakmarrjes ndaj fisit Lekgjonaj, gjë që çoi në krimin e sotëm