Beatrix në gjendje të rënduar psikologjike/ Reagon Fifi: Gjykoni lojën, jo ndjenjat

Trekëndëshi “Bora-Donald-Beatrix” ka qenë më i komentuari brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”. Së fundmi, këngëtarja Beatrix ka lënë shtëpinë duke u përballur me “inatin” e publikut.

Ajo mungoi në emisionin “Fan Club Big Brother” për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Pas reagimit të mamasë së Trix-ës ka reguar dhe Fifi, e cila e ka quajtur jo me vend kryqëzimin që publiku po i bën këngëtares.

“Nuk është mirë të hidhet kaq shumë pluhur përmbi një femër, si për Trixën, si për Borën, si për cilëndo, vetëm ndaluni, gjykoni lojën e njerëzve, jo ndjenjat e tyre sepse kjo nuk është normale”, u shpreh ajo.