Prej vitit 2017 cifti i të moshuarve Çalladej në fshatin Trepsenisht të Elbasanit jetojnë në çadër. Rrëshkitja e tokës dhe dy tërmetet që e pasuan bën që shtëpia të çahej plotësisht , ndërsa komisioni i verifikimit e cilësoi të pabanueshme. Sipas të moshuarve, e vetmja ndihmë që kanë marrë është një çadër. Sorollatja në institucione pa mundur të fitojnë asgje ka bëre që në këto ditë të ftohta të braktisin çadrën dhe të rikthehen në shtëpinë e dëmtuar e cila rrezikon t’i zerë brenda. Sipas të moshuarve jetesa në çadër është tejet e vështirë. Burri thotë se kërkon të drejtën e tij , të paktën të marrë masën e vlerësimit të percaktuar nga komisioni i verifikimit.
Skënder Çalladej: Që prej vlerësimit e deri më sot asgjë nuk është bërë. Kam vajtur disa herë, dhe më kërkojnë leje ndërtimi. Po ku të bëj unë shtëpi këtu, se këtu shembet toka, nga rrëshkitjet. Të më japin lekët ose ta bëjnë ata.
E moshuara invalide thotë se kërkon vetëm një strehë ku të mos depërtojnë temperaturat e acarta.
Lefterie Çalladej: Ne kërkuam ndihmë, bashkia solli dy veta, e vlerësuan si të pabanueshme. Më pas dy vitesh kur ra tërmeti, muri i shtëpisë këtu u hap totalisht. Ne kërkojmë një vlerësim një shumë, ose një strehim se nuk rrihet kështu me frikë çdo ditë.
Në Elbasan janë të shumta familjet që janë harruar nga qeveria dhe jetojnë në cadër. Pavarësisht premtimeve për kompesim ata kanë mbetur në qiell të hapur./ Fax.Web
