Sabri Fejzullahu ka dhënë detaje rreth jetës së tij familjare së fundmi.
Gjatë një interviste ai ka shprehur mirënjohjen ndaj bashkëshortes së tij, por gjithashtu dhe pishmanin më të madh të jetës.
Nera ka pasur dëshirë të merrej me muzikë, ëndërr e cila ka mbetur në sirtar dhe kjo për faj të Sabriut. “I kërkoj falje që i kam ndaluar këngën. Kur ka qenë në moshën 24 vjeçare me atë bukuri me atë zë brilant, nga xhelozia ia ndërpreva. Nuk ia bëj vetes kurrë hallall, jam bërë shumë pishman”, ka thënë Sabriu.
