Einxhel është ndjerë e keq për largimin e Dj Dagz nga shtëpia e “Big Brother VIP” pas nominimit zinxhir në shtëpi.
Einxhel me lot në sy thoshte që nuk e priste një gjë të tillë nga Donaldi, për të cilin thotë se nuk do ta falë kurrë.
Beatrix Ramosaj u përpoq të sqarohej me moderatoren duke i thënë se shpëroi Egzonën për shkak të kurthit që i kishte ngritur.
Debati
Einxhel: Sa keq më vjen që nuk më erdhi keq për Tanin dhe mua që herën e kaluar, ose Dagzit. Vetëm për faktin që Dagzi shpëtoi Trixën herën e kaluar, Donaldi nuk duhet ta bënte kurrë këtë gjë. Po nuk e ka bërë padashje. Këtë nuk do ia fal kurrë, bashkë me shumë gjëra të tjera.
Meqë e kishte merak që unë kam ndryshuar që nuk jam më e njëjta, do shikojë dhe një tjetër. Edhe me Trixën jam e mërzitur që shpëtoi Egzonën para Dagzit, dhe me Egzonën që shpëtoi Donaldin para Dagzit. Të gjithë.
Beatrix: Mendoj që të flasim nesër kur të jesh më e qetë.
Einxhel: Në këtë pikë nuk dua të flas me asnjeri. Nuk justifikoj veprimin e askujt. Të askujt me asgjë. Të mos thuash emrin tim është një gjë, po të mos thuash emrin e atij që para një jave thoje që po doli ai do të dal dhe unë, nuk e justifikoj dot.
