U shpall në kërkim për dhunë në familje, arrestohet elbasanasi(Emri)

Dy qytetarët të Elbasanit janë arrestuar ditën e sotme për veprën penale “dhunë në familje”.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Adem Shabani është dënuar me 6 muaj burg, ndërkohë 37-vjeçari D.U, u arrestua në flagrancë duke dhunuar bashkëshorten e tij.

Njoftim DVP Elbasan
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Vihet në pranga dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin D. U., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes të tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë ndalimi i shtetasit në kërkim Adem Shabani, banues në Elbasan, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.