Deputeti i Elbasanit dëshmon në prokurori/ Bardhi: “Policia e Shtetit erdhi pasi e telefonova 7 herë”

Deputeti demokrat i Elbasanit, Gazmend Bardhi ka deklaruar për 2 orë në prokurorinë e Tiranës rreth ngjarjeve të ndodhura gjatë protestës në selinë blu.

Për mediat deputeti është shprehur se e Policia e Shtetit nuk iu përgjigj në kohë thirrjeve për ndihmë gjatë protestës së 8 janarit, ndërkohë që mbështetësit e Berishës përplaseshin me mbështetësit e Bashës.

“Kam informuar dhe sot zyrtarisht prokurorinë e Tiranës se kam kontaktuar Policinë e Shtetit në numrin e kontaktit të vendosur prej tyre në orën 12:27 minuta. Ka pasur një komunikimi të vazhdueshëm dhe kam telefonuar 7 herë drejtuesit e policisë dhe kanë ardhur mbi 40 minuta vonesë. Kam dhënë dhe shpjegime dhe për lëndën që u hodh në seli dhe që e vetmja lëndë rrethanore kanë qenë fikset e zjarrit”, tha Bardhi.

Protesta e 8 janarit u organizua nga ish-kryeministri Berisha duke synuar largimin nga PD-ja të Lulzim Bashës, i cili e përjashtoi  nga partia pas shpalljen “Non-Grata” në SHBA.