Po punonte, rrëzohet nga kati i dytë 38-vjeçari

Një 38-vjeçar me iniciale E.GJ ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i ndërtesën ku po punonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në afërsi të Qytetit Studenti dhe tashmë i riu gjendet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 12.01.2022, në afërsi të Qytetit Studenti, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i një objekti, shtetasi E. Gj., 38 vjeç, i cili ishte duke punuar.

Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.