Merr fund çifti Beatrix-Donald/ Secili do të vazhdojë lojën vetëm

Çiftit Beatrix-Donald i ka ardhur fundi. Ky vendim është marrë nga vetë konkurrentët e “Big Brother VIP”, të cilët kanë pranuar se gjënat mes tyre nuk po shkojnë siç duhet.

Ishte Beatrix fillimisht e cila u shokua nga deklaratat që Donaldi kishte bërë me Egzonën, ku thoshte se partnerja e tij i dukej shumë fëmijë, ditën kur vëllai i tij i futi nga jashtë një parashutë me datën e lindjes së ish-it të tij, Bora Zemanit.

Gjatë sqarimit të gjatë që kanë pasur mes tyre, Donaldi është shprehur se në këtë pikë të lojës është më mirë që secili prej tyre ta vazhdojë lojën i vetëm.

Donaldi është penduar për hapin e tij të nxituar dhe pikërisht tani ka arritur në këtë përfundim.