Edi Rama u bën thirrje demokratëve:” Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë…”/ “Basha dhe Berisha kufoma politike”

Kryeministri Rama ka reaguar për “luftën” e zhvilluar ditën e sotme brenda PD-së.

Kryeministri ka cilësuar Bashën dhe Berishën si dy kufoma politike, që luajnë kështjellash mes Tiranës duke fajsuar njëri-tjetrin se kush është shërbëtori i tij. 

“… më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:

Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz”,- ka thënë më pas kryeministri.

Postimi i plotë

Epo pikë e zezë, ai punon për Ramën thotë njëri ai bën punën e Ramës thotë tjetri…

Besomëni, kur i shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:

Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!

Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët kur i sheh se çfarë marrëzish bëjnë e thonë të kujtojnë, që të dy, fjalët e Xhokerit, “S’kam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”…

Varuni more teneqet që të dyve këtyre