Forca të shumta policore janë rreshtuar në selinë e Partisë Demokratike pak orë përpara nisjes së protestës nga mbështetësit e ish-kryeministrit.
Berisha ka shprehur vazhdimisht qëllimin për të marrë godinën sot bashkë me mbështetësit e tij duke e quajtur këtë “rikthim në shtëpi”.
Në median ABC.News gazetarët kanë raportuar se pranë selisë ndodhet dhe një autobot me ujë që përdoret për shpërndarjen e protestuesve.
Më herët, vetë demokratët kishin marrë masa duke vendosur altoparlantë të mëdhenj në tarracën e godinës, të cilët pritet të përdoren në rast të përshkallëzimit të situatës për t’u bërë thirrje mbështetësve të Berishës.
Krahas kësaj, oborri para selisë së PD-së është mbushur me makina me qëllim parandalimin e grumbullimeve pranë saj.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha u fut në godinën e demokratëve sot në mëngjes ku pas pak pritet të fillojë edhe një mbledhje e Grupit Parlamentar teksa jashtë do të protestojë Berisha.
