Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalet e Elbasanit janë arrestuar dy shtetas për “fshehje të të ardhurave. Sipas policisë, shtetasit E.B., 41 vjeç dhe F.B., 28 vjeç, ushtronin aktivitetin privat pa lëshuar kupon tatimor.
Njoftimi i policisë
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:
– A. Z., 50 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në banesën e tij, u kostatua duke kryer punime ndërtimi pa leje.
– E. B., 41 vjeç, dhe F. B., 28 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalet e këtyre shtetasve, u konstatuan se ushtronin aktivitet privat, duke fshehur të ardhurat, pa kupon tatimor.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
