Ndodh sërish/ Vetëhidhet nga kati i tretë një person në Tiranë

84-vjeçarja me iniciale D.L., është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit, duke humbur jetën në vend.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Don Bosko(Tiranë), ku policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

“Me datë 08.01.2022, rreth orës 07:50, në “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja D. L., 84 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.