Dëshironte të bëhej nënë por ai jo/ Ylli turk i jep fund lidhjes

Aktorja turke Asli Enver e njohur në Shqipëri prej pjesëmarrjes në telenovelat “Dielli i dimrit” dhe “Nusja nga Stambolli” është ndarë nga i dashuri i saj, Sarp Barut.

Çifti ishin bashkë prej verës së kaluar, por duket se lidhja a tyre e dashurisë nuk ka patur një jetë të gjatë.

Sipas mediave turke, shkak u bë dëshira e madhe e aktores për t’u bërë nënë, ndërkohë që Batur nuk ndihej i gatshëm për një hap të tillë pas divorcit që i dha fundin një martese të mëparshme 9 vjeçare nga e cila ka një fëmijë.

Gjithashtu, u dyshua se kjo ndarje ishte pikërisht arsyeja e pushimeve të aktores në Meksikë.