Rreth orës 10:30 është regjistruar një aksident në aksin “Cërrik-Belsh”, ku një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin M.F., është përplasur me automjetin në drejtim të shtetasit me iniciale V.H.
Në këtë video ekskluzive të website-s “ElbasaniON” shihen pasojat materiale të këtij aksidenti, ku kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere.
Cërrik/Informacion paraprak
Më datë 07.01.2022, rreth orës 10:30, në aksin rrugor Cërrik Belsh, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M. F. është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin V. H.
Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja K. U., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
