ELBASAN- Forcat RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit në kuadër të një operacioni ‘blic’. Mësohet se efektivët kanë shoqëruar disa persona në komisariatin e Policisë së Elbasanit.
Kontrollet po kryhen në lokale të ndryshme dhe banesa ndërsa në fokus janë persona në kërkim që qarkullojnë me armë ose me lëndë narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar disa persona. Ky operacion do të vijojë gjatë gjithë mbrëmjes së sotme kur do të kontrollohen pikat problematike në Elbasan.
Kujtojmë se ditën e djeshme drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano zhvilloi gjatë një takim me drejtorët e Departamenteve dhe Drejtorët Vendorë të Policisë.
Porositë e drejtorit për policinë; zbardhja e ngjarjeve kriminale, bashkëpunimi për kapjen e personave me precedentë, bllokimi i makinave të vjedhura dhe parandalimi i aksidenteve.
