Më shumë se 80 tregtarë që shesin rroba të përdorura të vendi i njohur si “Sporti i vjetër” kanë protestuar ditën e sotme në godinën ku është zhvendosur Bashkia Elbasan.
Për gazetarët elbasanas, një shitës është shprehur se prej 30 viteve ata kanë kryer veprimtarinë e tyre tek tregu dhe tani duan t’ua ndryshojnë vendin pa asnjë shpjegim.
“Duan të na çojnë tek thertorja. Aty vjen era m*t. Ne punojmë 3 orë në ditë te tregu prej 30 viteve dhe tani duan të na ndyshojnë vendin”,- ka thënë nga nga tregtarët.
“Bashkisë i japin çdo ditë dy mijë lekë, i paguajmë detyrimet”,- ka thënë ai duke shtuar se do të presin kryetarin që t’u zgjidhi problemin.
“Ne do të vijmë këtu dy javë, tre javë derisa të na zgjidhin problemin”.
Një tjetër tregtarë është shprehur se më herët askush nuk i ka lëvizur nga tregu.
“Ne ua kemi dhënë votat dhe do ua japim prapë, por duhet të vëjnë dorën në zemër”.
Tragtarët kanë pranuar përpara kamerave se taksat i paguajnë gjithmonë dhe se janë të gatshëm t’i publikojnë dokumentat, por mënyra se si po veprohet me ta është e padrejtë./elbasani.ON
