Elbasan/ 33-vjeçari vendos t’i japë fund jetës duke pirë fotoksinë, niset drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 33-vjeçar me iniciale E.H., ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar fotoksinë.

Ai është nisur menjëherë drejt Tiranës për shërbim më të specializuar, por ende mbeten të panjohura shkaqen që e çuan të riun drejt këtij vendimi.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 05.01.2022, rreth orës 10:45, në spitalin kirurgjik Elbasan, është paraqitur për të marrë ndihmë mjeksore shtetasi, E. H., 33 vjeç, i cili dyshohet se ka përdorur fostoksinë. Pasi mori ndihmën e parë në spital, u dërgua në spitalin e Traumës Tiranë, në gjëndje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.