Gazetari shqiptar nga Kosova, Hysni Syla ka ndërruar jetën mbrëmjen e djeshme.
71-vjeçari ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një automjet.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ahmeti “, Mitrovicë.
Syla për një kohë të gjatë ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh ishte zëdhënësi i parë i kësaj komune.
Ai në vitin 2012 mbajti postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.
Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar si dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë.
