Mbrëmjen e djeshme Donald Veshaj ka ngatërruar emrin e Beniadës duke e quajtur atë Bora, çka ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
“Bora ja një sekondë, Beniada”, tha Donaldi, duke mos e fshehur dot sikletin për ngatërrimin e emrit, në sy të të dashurës së re.
Vetë Beatrix ka qenë jo vetëm dëshmitare e marrëdhënies së tij me Borën, po ka qenë dhe një fanse e dashurisë së tyre, pas puthjes së famshme që ata shkëmbyen brenda shtëpisë së Big Brother. Përpara se të futej në shtëpinë e “Big Brother VIP” këngëtarja i ka komentuar moderatores së “Për’Puthen” duke i thënë se çifti Donald-Bora i kujtuan sa bukur është të dashurosh.
Brenda shtëpisë Beatrix dhe Donald kanë patur disa kriza mes tyre, duke shfaqur hera-herës ngarkesa emocionale.
@world.meme.tiktok
