Shefqet Kurina ka punuar prej 50 vitesh si tornitor në Uzinën mekanike të Gramshit.
Ndryshe nga të rinjtë, profesionistët e vjetër nuk ndahen dot nga tradita dhe madje i gjen në punë edhe në ditët e para të Janarit, por me keqardhje profesionistët vërejnë se nuk përkrahen nga shteti.
“Në ato vite, kur fillova punën, vëmendja e shtetit ishte tek ne, kurse tani nuk është as minimalia”,-ka thënë Kurina për median Top Channel.
“Nuk ka kushte,-shtoi ai,- nuk ka pagesa, as kërkesa”.
Pas 50 viteve punë ai ndihet krenar, por njëkohësisht dhe i varfër.
“Fëmijët më kanë kritikuar”,- tha ai.
“I lashë fukarenjë, ndërsa miqtë e mi që emigruan krijuan një ekonomi më të mirë për familjen e tyre”.
Uzina Mekanike e Gramshit ka qenë vendi i punës për qindra familje të Gramshit. Dikur në këtë uzinë filloi aktiviteti për prodhimin e armëve dhe më pas kjo ndërmarrje u shndërrua në një ndërmarrje demontimi. Fatkesqësisht, mungesa e stimulimit ekonomik është kthyer në një arsye pse të rinjtë nuk vazhdojnë të mbajnë gjallë profesionet e vjetra. /elbasani.On
