Hoqi fustanin dhe e përdori si maskë/ Video-ja që u bë virale në rrjet

Videoja ku shihet një vajzë duke hequr fustanin për ta përsorur si maskë është bërë virale në rrjetet sociale.

Ngjarja ka ndodhur më 1 janar, në një dyqan akulloresh të qytetit Godoy Cruz, ku ndalohej hyrja pa maskë.

Në video, shihet se brenda dyqanit ishte dhe një baba me 3 vajzat e tij duke porositur akullore. Sipas mediave lokale, gruas iu mohua hyrja për shkak të mosmbajtjes së maskës dhe ekspozimit të të gjithëve ndaj një infektimit me virus.